Partizani e ka mbyllur në barazim 1 me 1 sfidën me Egnatian në stadiumin “Arena e Demave”. Nga një gol për secilën pjesë u shënua në stadiumin “Arena e Demave” duke konfirmuar se vetëm barazimi 1 me 1 është rezultati mes dy skuadrave në shtëpinë e të kuqve.

Në pjesën e parë të kuqtë ishin më konkretë duke gjetur dhe golin me Mban pas asistimit të Rrapajt. Tensioni ishte i pranishëm në pjesën e dytë, kur Egnatia në disavantazh vendosi të reagojë.

Trajneri i Partizanit, Veselinoviç u largua me karton të kuq pasi mori dy të verdhë në minutën e 85-të. Protestat e trajnerit të kuq qëndronin te faulla dhe penallti të pa dhënë sipas tij në favor të “demave”.

Më pas episodi kulminant i ndeshjes ishte në minutën e 90-të. Bakajoko shënoi një super gol me roveshatë dhe festoi përpara tifozëve të kuq duke krijuar tension. Për heqjen e fanellës dhe festën, kryesori Shahini i dha dy kartonë të verdhë dhe më pas të kuq.

Goli u pa për pozicion jashtë loje për rreth tri minuta, ndërsa u konsiderua i rregullt dhe loja vazhdoi. Pas 16 javësh kampionat, Partizani kryeson me dy pikë më tepër se Egnatia dhe Dinamo që ndjekin.


PARTIZANI 1-1 EGNATIA

32′ Mba – 90′ Bakajoko