Dalëngadalë po përfundon ndërtimi i stadiumit të ri në Barcelonë, i cili parashikohet të jetë gati deri në fund të këtij viti me kapacitet 60 për qind.
Në fillim të vitit të ardhshëm më në fund mund të përfundojë plotësisht, shkruajnë mediat spanjolle.
Në prag të përfundimit të ndërtimit, klubi katalanas publikoi fotografi ku tregon se si do të duket “Camp Nou i ri”. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 105 mijë shikues dhe investimi kap vlerën e 1.5 miliardë eurove.
Meqë ra fjala, Camp Nou i ri do të jetë padyshim ndër stadiumet më moderne dhe me të bukur në Evropë, sipas klubit katalanas. Ai do të zërë 18 hektarë në qendër të Barcelonës ndërkohë që klubi katalanas do të luajë në stadiumin Montjuic deri në fund të punimeve.