Padyshim që bashkimi bën fuqinë dhe për këtë nuk ka dyshimin më të vogël. Nëse shqiptarët do të jenë të tillë në çdo kohë, atëherë nuk do të ishte aspak e nevojshme të luteshim për të ardhmen e këtij vendi, sepse e garantuar do të ishte e mira.

Fatkeqësisht, nuk jemi të tillë. Në ato raste kur shqiptarët janë bërë bashkë, gjithmonë sukseset kanë ardhur në mënyrë të natyrshme. Ashtu si edhe në rastin konkret, teksa Vushtria del kampion dimërore në Ligën e Parë, e në drejtimin e saj ndodhet trajneri nga Shkodra, Samuel Nikaj.

Ky i fundit shquhet për marrjen e ekipit nga Liga e parë dhe për dërgimin në elitë, së fundmi e bëri edhe me Kastriotin në Superiore. Një trajner me aftësi të madhe, që po i merr maksimumin një toke të bekuar për talente si ajo e Vushtrisë.

Për momentin në vendin e parë, me tre pikë më shumë se Besa, Vushtria është shpallur kampione dimërore. Ashtu siç edhe tifozët e kësaj skuadre hapi parrullën: “Një Zot mbi qiell, një Shqipëri në tokë”…