Vllaznia ne basketboll per femra nuk ka arritur dot te fitoje ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj ekipit te Partizanit, luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kane qene miket ata te cilet ne fundin e ndeshjes i jane gezuar suksesit ne shifrat 74-58.

Duhet thene se kane qene basketbollistet e Partizanit ata te cilat e kane nisur me mire ndeshjen dhe si rrjedhoje e kane fituar perioden e pare 18-11. Po ashtu edhe ne te dyten e njejta histori sepse edhe ajo fitohet prej tyre me rezultatin 19-11 dhe ne kete menyre kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje avantash prej 15 pikesh ndaj shkodraneve.

Keta te fundit u munduan te reagojne ne perioden e trete te cilen e fitojne me shifrat 22-14 duke e ngushtuar ne 8 pike diferencen, por vetem kaq sepse miket rikthehen ta thellojne avantazhin ne perioden e katert te cilen e fitojne 23-14 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me nje diference prej 16 pikesh, 74-58.

Per ekipin shkodran me e mira ka qene serish Bernada Rreshpja e cila shenoi plot 23 pike ne kete ndeshje. Te tjerat nderkohe jane shenuar nga Sindi Kryeziu (16), Ingrid Dashja (7) dhe Melida e Medina Hykaj nga 6 pike secila.(www.shkodrasport.com)