Nga Gjergj KOLA

Futbollisti shkodran Sabah Kerjota vazhdon te shkelqeje ne rradhet e ekipit italian te US Sambenedettese. Ai ka bere sot nje tjeter ndeshje te shkelqyer duke e ndihmuar skuadren e tij ne arritjen e fitores se rradhes e cila e shkeput edhe me shume ne krye te renditjes.

Kerjota ka qene autor i golit te trete te US Sambenedettese, pikerisht ne minuten e 76-te, gol ky qe ishte edhe i fundit i ndeshjes qe u fitua me rezultatin e paster 3-0 nga kjo skuader, pikerisht ndaj nje rivali direkt si L’ Aquila.

Deri para kesaj ndeshje diferenca mes tyre ishte 9 pike, por me fitoren e sotme te US Sambenedettese ajo ka shkuar ne kuoten e 52 pikeve, duke e lene tashme L’ Aquila me 40 pike, pra plot 12 pike larg ne vendin e dyte. Kjo do te thote se skuadra e sulmuesit shkodran eshte thuajse nje hap larg Seria C.

Sabah Kerjota po jep nje kontribut shume te madh per kete skuader dhe jo me kot eshte kthyer ne idhullin e tifozeve te saj te cilet ne çdo ndeshje e therrasin ne kor emrin e tij duke brohoritur: “Ke, Ke, Ke, Kerjota”.

Foli i sotem ishte i 9-ti per ish- futbollistin e Akademise Vllaznia dhe si rrjedhoje ai renditet ne mes golashenuesve me te mire te kampionatit, kur vendi i pare ka vetem 2 gola me shume. Dhe me formen qe Kerjota po tregon, perpos shpalljes kampion te ekipit te tij, nuk eshte çudi qe edhe ai te rrembeje “Kepucen e Arte”./www.shkodrasport.com/