Alessandro Bastoni, mendon se Lamine Yamal mund të jetë lojtari më i mirë me të cilin është përballur në karrierë. Ai e ka thënë këtë publikisht para ndeshjes në Milano kundër zikaltërve për gjysmëfinalen e kthimit në Champions League.

Pas barazimit 3-3 në Barcelonë, Interi nesër do të tentojë mrekullinë në shtëpi. “Jemi 200% gati dhe të motivuar”, tha Bastoni në konferencën për shtyp me trajnerin Inzaghi.

Sky Sport Italia e pyeti Bastonin nëse Yamal ishte kundërshtari më i mirë me të cilin është përballur në karrierën e tij dhe italiani nuk ngurroi të thotë “po”.

“Mendoj se po. Jam përballur me të në Europian dhe ai nuk ishte në këtë nivel. Jam befasuar sesa shumë është rritur. Ai është një nga më të mirët, në mos më i miri”.