Bayern Munich synon të përforcojë krahun e majtë të sulmit për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti bavarez e ka vendosur Gabriel Martinellin si një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës.

Martinelli ka ngjallur interesin e Bayernit pas largimit të Leroy Sane si lojtar i lirë.

Sulmuesi i Arsenalit, megjithëse vazhdon të jetë i rëndësishëm për Artetën, ka pasur një sezon më pak të shkëlqyer.

Bayerni sheh te Martinelli një profil që përputhet me projektin: i ri, i shpejtë dhe me aftësi në driblim.

Arsenali nuk e ka përjashtuar mundësinë e shitjes, por gjithçka do të varet nga oferta dhe dëshira e lojtarit.

Bayerni ka nisur kontaktet dhe pritet të përshpejtojë negociatat në javët e ardhshme. /Telegrafi/