Liga e re e Kampionëve nisi duke kujtuar se Reali është gjithmonë Real. Mbappé, Rüdiger dhe Endrick shënuan, ndërsa Thibaut Courtois ishte më shumë se vendimtar, duke mbështetur skuadrën e Ancelottit kundër sulmeve të Shtutgartit. Rodrygo, më i miri nga ata që ishin përpara dhe që asistoi Kylian në golin që hapi rezultatin, ishte gjithashtu kyç.
Pas ndeshjes, Rodrygo postoi tri imazhe në llogarinë e tij në Instagram, teksa njëra ishte shumë e habitshme: ajo e përqafimit mes tij dhe tre anëtarëve të BMV (Bellingham, Mbappé dhe Vinicius). Braziliani i shoqëroi fotot me këtë mesazh: “Champions League në ‘Bernabéu’, është gjithmonë ndjenja e herës së parë… Natë e madhe për ekipin tonë”.
Si zakonisht, publikimi pati shumë reagime dhe tërhoqi vëmendjen e Jude Bellingham, i cili ka shfrytëzuar rastin për të dërguar një mesazh të fortë, duke iu përgjigjur bashkëlojtarit të tij. “Vetëm budallenjtë harrojnë R-në”, – shkroi anglezi.
Nga ana e tij, Vinicius nuk humbi rastin t’i përgjigjet bashkatdhetarit: “Çfarë loje”! Kështu, Bellingham “shenjtëroi” figurën e Rodrygo te Real Madridi i ri, duke mos e anashkaluar nga BMV.
Në një prononcim për televizionin e Real Madridit, Rodrygo bëri të qartë atmosferën e mirë që ekziston mes të katërve: “Jemi shumë mirë, po përmirësohemi çdo ditë në stërvitje, edhe në jetën e përditshme… Çdo ditë jemi më shumë miq, gjë që po shfaqet edhe në fushë”./telesport/