Bernada Rreshpja nuk ka nder mend te ndalet. Pasi eshte shpallur lojtarja me e mire e javes se pare te kampionatit (MVP e javes), ka perseritur te njejtin sukses edhe ne javen e trete te tij (ne te dyten Vllaznia e ka patur pushim ne kalendar).

Ajo ka bere nje paraqitje shume te mire ne ndeshjen qe ekipi shkodran fiton ne Elbasan ndaj skuadres vendase me shifrat 79-59 duke shenuar plot 30 pike, nderkohe qe ka patur edhe 10 rebounde dhe 5 asiste. Me indeksin e larte 42, ajo ka rezultuar me e mira e te gjithe kampionatit ne ndeshjet e javes se trete duke konfirmuar edhe njehere tjeter vlerat e saj.

Nderkohe e dyta ka rezultuar te jete basketbollistja e Studentit Marina Pellumbi me indeksin 38 dhe te njejtin ne fakt ka patur edhe lojtarja e Teutes Jainaya nderkohe qe nje vend ne peseshen me te mire ka patur edhe per basketbollisten tjeter te Vllaznise Anisa Bokrina. Ajo ka shenuar 24 pike ne ndeshjen ndaj Elbasanit, ka patur 10 rebounde dhe ka dhene 4 asiste, me indeksin 31.

Formacioni me i mire i javes eshte plotesuar nga basketbollistja e Tiranes A’Lexxus Devis. Ne kete menyre, basketbollistet e Vllaznise dhe sidomos Bernada Rreshpja konfirmohet edhe njehere si nje nga me te mirat e kampionatit, nderkohe qe objektivi i saj eshte te shpallet per here te trete rradhazi pikeshenuesja me e mire e kampionatit./www.shkodrasport.com/