Pavaresisht se i nisi vone pergatitjet, Beselidhja i ka bere nje start shume te mire kampionatit duke i fituar te dyja ndeshjet e para te tij dhe si rrjedhoje aktualisht kryeson e vetme renditjen e kampionatit pas javes se dyte te tij.

Ne sfiden e pare fitoi ndaj ekipit Albanet ne Lezhe me rezultatin 3-1, ndersa ne te dyten arriti nje tjeter sukses madje me te lehte. Kete here ne transferte me ekipin e Murlanit me shifrat 3-0.

Vete trajneri Dritan Smajli eshte shprehur i kenaqur per kete fitore dhe duke folur per vazhdimesine ngriti edhe njehere tjeter shqetesimin e numrit te reduktuar te lojtareve ne stol, çka do ia veshtiresoje punen jo pak atij.

“Jam i kënaqur me ekipin, pasi nga java në javë po merr formën për të kryer detyrat. Të jemi realistë, për ne kampionati nis në ndeshjen e radhës ndaj Ilirisë, ekip pretendent, çka do të nxjerrë në pah vlerat e vërteta të ekipit dhe punën tonë. Për mua vështirësi paraqet numri i paktë i futbollistëve të stolit, pasi më duhet që të sforcoj ekipin bazë shumë.

Shpresoj se gjithçka do të përmirësohet në të ardhmen. Sa u përket objektivave, i qëndroj deklaratave të para se ne do të luftojmë për ‘play off’-in, pastaj vendosim objektivin final. Dua të falënderoj djemtë për shpirtin e garës”- eshte shprehur Dritan Smajli./www.shkodrasport.com/