Bashkimi i Prizrenit vazhdon te shkelqeje ne basketbollin kosovar. Pasi kryeson me merite renditjen e kampionatit, mbremjen e djeshme ai ka arritur te kualifikohet edhe per ne finalen e Kupes se Kosoves.
Skuadra e cila ne pankine ka edhe trajnerin shkodran Bledar Gjeçaj ka shkelqyer edhe njehere tjeter duke fituar me rezultatin 89-73 ndaj Vellaznimit te Gjakoves, ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Sezai Surroi” te Prizrenit. Ne kete menyre, Bashkimi ka arritur te permbyse humbjen me 9 pike ne ndeshjen e pare dhe si rrjedhoje i eshte gezuar kualifikimit ne finalen e kupes.
Ne finale do te ndeshet me ekipin e Trepçes, rivalin kryesor edhe ne kampionat dhe si rrjedhoje priten ballafaqime shume interesante qe do te dhurojne edhe emocione te medha per sportdashesit e te dy qyteteve.
Duhet thene se shkodrani Gjeçaj po jep edhe ai kontributin e tij tek skuadra e Bashkimit te Prizrenit tashme serish si zevendestrajner sepse prej pak ditesh me skuadren eshte bashkuar edhe trajneri kroar Sasa Jankovic.
Megjithate, ka qene pikerisht kthesa qe skuadra mori nen drejtimin e Bledar Gjeçajt, ajo qe i dha kete hov skuadres me te cilen pat shkelqyer vite me pare edhe si lojtar dhe tashme ajo eshte pretendente shume e forte per fitimin e te dy trofeve, si te titullit kampion ashtu edhe te Kupes se Kosoves./www.shkodrasport.com/