Me kualifikimin në xhep, Brazili po fillon të shënojë rrugën drejt Kupës së Botës 2026. Carlo Ancelotti, trajneri i Seleçao, foli për të ardhmen e ekipit në një intervistë, duke u përqendruar në pikat kryesore të skuadrës.

Trajneri italian u ndal te lojtarët kryesorë në grup, midis të cilëve natyrshëm spikat Neymar Jr. Ish-trajneri i Real Madridit përsëriti rëndësinë e kampionit, ndërsa pranoi se karriera e tij është ndikuar nga dëmtimet e shumta.

Ancelotti konfirmoi se dëshiron të përqendrohet tek ai për ngjarjen e madhe të radhës: “Duhet të përgatitet mirë dhe ka kohën për ta bërë këtë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne për Kupën e Botës”.