Janë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Brazili lë pas momentin e vështirë dhe rikthehet te fitorja që mungonte prej 4 ndeshjesh.
“Selecao” vuan për ballë Ekuadorit, por është Rodrygo, ai që shënon golin e fitores në suksesin 1-0. Brazili ngjitet në vendin e katërt në renditje, në kuotën e 10 pikëve.
Uruguaji ndalet në shtëpi në një barazim pa gola 0-0 nga Paraguai. Nuk ka festë për vendasit në ndeshjen e lamtumirës së legjendës Suarez. Në “paqe” mbyllet edhe sfida mes Perusë dhe Kolumbisë, që barazojnë 1-1.
Kur janë luajtur 7 ndeshje në këtë fushatë kualifikuese të Kupës së Botës, në krye të renditjes qëndron Argjentina në kuotën e 18 pikëve.