Fluminense e ka eliminuar Al Hilalin me rezultat 2-1 nga Kupa e Botës për Klube, për të kaluar në gjysmëfinale.

Skuadra arabe kishte iniciativën, kur rrezikoi nga fillimi, por që brazilianët ia dolën të këndellen shpejtë.

Në minutën e 40-të, Martinelli realizoi për 1-0, kur u asistua nga Gabirel Fuentes.

Al Hilal mendoi se kishte fituar penallti në minutën e 45+5-të, por që VAR-i e anuloi për prekej të lehtë brenda zone.

Por, në minutën e 51-të, Marcos Leonardo i barazoi shifrat në 1-1, me një asistim të Kalidou Koulibalyt.

Fluminense nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë.

Në minutën e 70-të, Hercules realizoi për 2-1 me asistimin e Samuel Xavier.

Skuadra braziliane ia doli ta mbante këtë epërsi deri në fund, për të kaluar në gjysmëfinale, aty ku e pret fituesin e duelit mes Chelseat dhe Palmeiras. /Telegrafi/