Bylisi i Nevil Dedes, e ka nisur vitin 2025 me një triumf të artë, duke mposhtur me rezultatin 2 me 1 kryesuesit e Dinamos.
Ballshiotët duket se janë shndërruar si një “mace e zeze” për dinamovitët në këtë edicion, ku në 3 përballjet mes njëra-tjetrës, 2 herë ka fituar Bylisi teksa 1 sfidë është mbyllur në barazim.
Golat e Markut dhe Berkos, në minutat 20 dhe 90+3, i siguruar 3 pikë të arta vendasve, ndërkohë që golin e vetëm për Dinamon e shënoi Zëbërgja në minutën e 49-të.
Me këtë fitore Bylisi u ngjit në kuotën e 21 pikëve në 20 ndeshje, ndërkohë që skuadra e Ilir Dajës mban përkohësisht vendin e parë me 34 pikë. Në duelin e radhës Bylisi do të përballet me Laçin, ndërsa Dinamo pret Elbasanin.
FT
BYLIS 2-1 DINAMO
20′ Marku, 90+3′ Berko / 49′ Zabërgja