Egnatia ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0.

Takimin e vlefshëm për javën e 20-të e vendosi goli i Bakajokos në minutën e 90-të. Kështu kampionët e nisën me këmbën e mbarë vitin 2025.

Një ndeshje mjaft e luftuar në Rrogozhinë. Pesë karton të verdhë u akorduan nga Jorgji ndaj Egnatias dhe gjashtë për futbollistët e Laçit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në sekondat e fundit të kohës së rregullt ishte Fernando që asistoi golin e fitores për Bakajokon.

Kampionët mbajnë aktualisht vendin e dytë, ndërsa Laçi qëndron në vendin e tetë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

EGNATIA 1-0 LAÇI

90′ Bakajoko