Kur flet per historine e futbollit shkodran dhe kryesisht ate te viteve ’70, nje nder emrat qe ndesh eshte edhe ai i Çesk Ndojes, ish- mesfushorit te Vllaznise i cili ka dhene kontributin e tij ne fitimin e disa trofeve te ketij ekipi.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse per te, dita e sotme eshte e veçant: Ai ka ditelindjen dhe feston 72 vjetorin e lindjes. Me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron Çesk Ndojes edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur në Shkodër më 14 shkurt 1949. Futbollin e ka nisur në moshën 10 vjeçare tek shtëpia e pionerit me trajner, të mirënjohurin Ernest Halepjani.

Në vitin 1963 ai do të shkonte në Tiranë për të vazhduar shkollën sepse regjistrohet tek Teknikumi Teknologjik. Për katër vite sa zgjat shkolla, ai nuk luan me asnjë ekip. Thjesht me ekipin e shkollës në aktivitetet që organizon ajo dhe padyshim që spikat edhe aty. Megjithatë, ai vazhdon të luajë bukur deri sa I vjen koha për të përfunduar shkollën e për t’u kthyer në qytetin e tij të lindjes.

Çesku ka përfunduar shkollën në vitin 1967 dhe menjëherë u kthye në Shkodër. Por, futbolli nuk ishte prioritet për të. Fillon jetën normale larg sportit, madje pas përfundimit të shkollës e emërojnë në punë në Pukë, por në një ditë të bukur, tek dera e shtëpisë troket Injac Lacuku, inspektor I sportit në rreth. E kishin dërguar drejtuesit e sportit pas një kërkese që u kishte bërë trajneri I ekipit të parë Xhevdet Shaqiri. Sabah Bizi u kishte thënë drejtuesve të ekipit se një djalë I ri shkodran kishte përfunduar shkollën në Tiranë dhe ishte kthyer në Shkodër.

U kishte folur me superlative për të sepse e mbante mend që nga periudha kur kishin qenë sëbashku tek shtëpia e pionerit dhe kur kishin luajtur në spartakiadat e pionerëve dhe u kishte thënë për të më marrë në ekip sepse I kisha aftësitë e duhura për të luajtur me Vllazninë.

Ndoja filloi stërvitjen me ekipin e parë por meqë kishte moshën, luante në kampionat me të rinjtë. Me ta fiton Kupën e Republikës. Luajtën finalen në Fier dhe përballë kishin Partizanin. Vllaznia fitoi 1-0 dhe golin e fitores e shënoi Çesk Ndoja, kurse në portën kundërshtare portier ishte shkodrani Fatmir Leli.

Me paraqitje të tilla me të rinjtë, e ofruan atë tek ekipi I parë dhe për koinçidencë, ndeshjen e tij të parë me ekipin e parë të Vllaznisë, e ka sërish përballë Partizanit. Ndodh kur ai ende nuk i kishte mbushur 18 vjeç dhe trajneri Shaqiri i besoi një vend në formacion. Luajti përballë të madhit Lin Shllaku.

Çesk Ndoja me pas shkoi ushtar në vitin 1969. Fillimisht e caktuan në Tiranë dhe pas njëfarë periudhe e transferuan në Qytetin Stalin. Aty filloi stërvitjen me ekipin e Naftëtarit por pikërisht kur bëhet gati të nisë kampionati, e thërrasin befas në zyrën e Komitetit të Rrethit dhe i thonë se duhet të niset urgjentisht për në Gjirokastër. Ka qëndruar atje deri ne vitin 1971 dhe me pas eshte rikthyer në Shkodër.

Periudha e përfundimit të ushtrimit dhe e kthimit në Shkodër, përkoi me një periudhë të artë për Vllazninë. Pikërisht atë të sukseseve më të mëdha të saj dhe Çesk Ndoja ka patur fatin të jetë pjesë e një brezi të artë sportistësh. Kuptohet duke dhënë edhe vetë ai kontributin e tij në arritjen e disa sukseseve të mëdha.

Ka luajtur në rolin e mesfushorit të djathtë por edhe në atë të ekstremit (sulmuesit) të majtë, në periudhën kur u dëmtua Medin Zhega dhe ai shkoi në Rumani për t’u rikuperuar. Të luaje në ato vite me Vllazninë ka qenë një privilegj I madh por edhe një sakrificë e madhe sepse ka patur shumë konkurrencë.

Ndoja e ka lanë sportin në vitin 1977 kur ishte vetëm 28 vjeç dhe kishte ende shumë për t’I dhanë futbollit. Në atë sezon, fillimisht u dëmtua në një ndeshje kontrolli, kishte një dëmtim të meniskut e kjo gjë e la për njëfarë periudhe jashtë skuadrës. Gradualisht po shkonte drejt lënies së sportit. Dhe keshtu ndodhi. Megjithate edhe sot e kesaj dite, Çesk Ndoja ndihet i lumtur per ate kontribut te dhene per Vllaznine e atyre viteve.
Gjergj KOLA