Ngjarjet e djeshme ne Ballsh gjate ndeshjes Bylis- Laçi ku pati nje sherr masiv ne mes futbollisteve te te dy skuadrave por edhe stafeve te tyre, sigurisht qe ka marre vemendjen e duhur te te gjithe organizmave te cilat i kane denuar ato.

Ne te njejten linje ka qene edhe Sindikata e Futbollisteve Profesioniste Shqiptare e cila pak minuta me pare ka dale me nje reagim ne lidhje me kete çeshtje teksa shkruan:

“Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dënon fuqimisht aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen Bylis-Laci prej kujtdo që vijnë ato.

Është e papranueshme që fusha e futbollit të kthehet në arenë dhune e cila nuk kursen askënd.

Sindikata mbështet plotësisht organet e disiplinës së FSHF me masat disiplinore që do të marrë ndaj të gjithë personave që ishin protagonistë të atyre skenave të shëmtuara të dhunës.

Duke marrë shkas edhe nga ky rast, Sindikata përsëri i bën thirrje FSHF që menjeherë të nisim marrdhënien e bashkëpunimit ndërmjet nesh.

Vetëm një bashkëpunim i sinqertë mes të gjithë aktorëve të futbollit FSHF, Liga, Sindikata, Shoqata Tifozësh, Medias etj do të bëjnë të mundur minimizimin e akteve të tilla të dhunës prej kujtdo qoftë Futbollistëve, Zyrtarë Klubesh, Tifozë etj”.