Faqja e njohur Transfermarkt që merret me vlerën në treg të lojtarëve ka përditësuar çmimet e futbollistëve shqiptar. Dukshëm, lojtari më I shtrenjtë I Superligës është sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi.

20 vjeçari ka një vlerë prej 525 mijë eurosh në treg, teksa lë pas Nwabueze, që ka pësuar një rënie nga vlerësimi I mëparshëm.

Ferhan Hasani, Idriz Batha, Redon Xhixha dhe Stenio Junior kanë një vlerë prej 400 mijë eurosh, teksa më pas vijnë Adili, Limaj, Ibraimi dhe Demiri.

Plot tre futbollistë të Kukësit janë mes më të shtrenjtëve të Superligës, teksa habit Vllaznia kryesuese me vetëm një lojtar. Rritje të konsiderueshme për Redon Xhixhën e Laçit, që është një ndër talentet premtues të kurbinasve./newsport/