Cristian Shpendi, sulmuesi shqiptar që aktivizohet te Cesena në Serie B ka gjetur rrugën e rrjetës. Pas vetëm 5 minutash lojë, Shpendi shënoi në portën e Mantovas, në ndeshen e mbajtur në Stadio Dino Manuzzi (Cesena) dhe qe u fitua me rezultatin 4-2 prej saj.
21-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik në 2023/2024, duke realizuar 20 gola në 32 ndeshje në Serie C. Ai është një nga lojtarët kuqezi që premtojnë shumë për të ardhmen, teksa gjatë merkatos, ka patur interesim nga disa skuadra.
Shpendi është pjesë stabël e formacionit të Cesenës, skuadër që renditet në vendin e katërt në Serie B.