Probleme për arbitrin e njohur italian, Fabio Maresca. Sipas asaj që raportohet nga Sportface, Bordi Drejtues i klubit kuvajtian Al-Arabi ka depozituar një ankesë në komisariatin e Adliya kundër gjyqtarit në fjalë, për kërcënime ndaj një lojtari gjatë ndeshjes kundër Kuvajtit SC.
Nga ana e tij, Maresca, i ndihmuar në VAR nga Gariglio dhe një skuadër arbitrash kuvajtiane, është rikthyer në Itali dhe të martën do të jetë gjyqtari i katërt në ndeshjen PSV-Sporting në Champions League.
Deri më tani, as Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe as Shoqata Italiane e Gjyqtarëve (AIA) nuk kanë marrë komunikime zyrtare nga Kuvajti në lidhje me incidentin, për më tepër as raporti i ndeshjes nuk është dorëzuar.