Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij te kurbinasit, duke mundur 3-1 Vllazninë. Ai u shpreh pas ndeshjes se djemtë kishin bërë gjithçka në perfeksion sot, pro se u duhej përsëri punë për të bërë përpara.
“Fillimisht dua të bëj një shënim për familjet e tre djemve të vdekur në Itali, ultras të një skuadre puljeze. Klubi dhe unë duke qenë italian, i jam pranë këtyre familjeve se sporti është i të gjithëve dhe na vjen keq për ta.
Unë kam ardhur prej 4-5 ditësh, jemi munduar të punojmë në anën psikologjike me djemtë. Djemtë kanë punuar mirë këtë javë, i kam thënë që për ne kampionati fillon sot dhe duhej ndryshuar mentaliteti.
Jam munduar t’u jap atyre eksperiencën time, që të mundohem t’i fus në kokë që futbolli është sakrificë, përkushtim. Ata kanë bërë gjithçka në perfeksion se nuk ishte e lehtë kundër një skuadre të madhe,.
Duhet të punojmë se meqë jemi në fund, na mungon diçka. Nuk kam parë probleme te ekipi, ka sakrifikuar shumë, ndryshuam modelin e lojës. Por sot pashë një ekip shumë të organizuar dhe me dëshirën për të fituar. Ka shumë për të punuar, por në futboll eksperienca më thotë që fitorja të ndihmon të ecësh para e të bësh mirë”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.