Mbrojtesi i kombetares shqiptare Mario Mitaj debutoi mbreme me ekipin e tij te ri Al-Ittihad në ndeshjen e Kupës ndaj Al Ain. Ai luajti 71 minuta, duke ndihmuar ekipin në fitoren e pastër 3-0. Paraqitja e tij ka qene shume e mire, ndonese kete here eshte aktivizuar ne rolin e mesfushorit teksa ka patur nje statistike fantastike prej 96 % saktesi ne pasimet e bera.

Nderkohe vete Mitaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është shprehur i lumtur për debutimin. “I lumtur për debutimin dhe fitoren”, ka shkruar Mitaj në rrjetet e tij sociale.

Vëmendja tani është në kampionat, aty ku ekipi i Loren Blank pret Al Khalej. Kujtojmë se Mario Mitaj kaloi te kjo skuadër nga Lokomotiva e Moskës, në formën e huazimit.

Djaloshi i përfaqësueses kuqezi “përqafoi” projektin e Lorent Blank, me shpresën se gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur. Sa i takon kampionatit, Al Itihad renditet në vendin e dytë pas 5 javësh.