Kampionati i kategorise se dyte qe nisi fundjaven e kaluar, dhuroi nje barazim pa gola ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes ndermjet Terbunit vendas dhe Ilirise se Fushe- Krujes. Nje rezultat qe duket se nuk ka kenaqur asnjeren pale.
Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Doda, njëkohësisht edhe president i Tërbunit, ne nje prononcim per mediat u shpreh me rezerva sa i përket barazimit që skuadra pukjane mori kundër Ilirisë.
“Sezonin e ri nuk e nisëm mirë. Lamë dy pikë në fushën tonë. Kjo erdhi për shkak se disa nga lojtarët e rinj që janë afruar nuk janë në formën e duhur. Unë kërkoj nga ekipi dhe stafi teknik që në ndeshjen në transfertë kundër Adriatikut të marrim vetëm fitoren. Objektivi ynë është që Tërbuni të kthehet sërish në Kategorinë e Parë.
Nga ana e bashkisë, i garantoj ekipit se nuk do t’i mungojë asgjë. Nga ekipi kërkoj përkushtim maksimal dhe stërvitje të fortë dhe t’i marrë ndeshjet një e nga një dhe në fushën tonë nuk duhet të lëmë më asnjë pikë, siç ndodhi me Ilirinë. Duhet me çdo kusht të arrijmë objektivin. Tifozët pukjanë presin me ngulm që Tërbuni të ngjitet në të Parën”, u shpreh kryebashkiaku Doda.
Ne ndeshjen e rradhes pukjanet do te luajne ne transferten e Vores ndaj Adriatikut dhe padiskutim qe objektiv te vetem do te kene fitoren. Por per ta arritur ate duhet jo pak saktifice nga futbollistet ne fushen e lojes dhe kjo eshte ajo çfare presidenti ka kerkuar prej tyre./www.shkodrasport.com/