Ecuria e sotme e Vllaznisë padyshim që nuk kënaq askënd. Për këtë arsye, shpeshherë detyrohemi t’i rikthehemi të shkuarës. Për të parë dhe mësuar se cilët kanë qenë protagonistët e këtyre sukseseve.
I fundit titull kampion për kuqeblutë ka qenë ai i vitit 2001.Brezi i sotëm ka dëgjuar emrat e Sinanit, Martinit, Duros, Licit e me rradhë të të gjithëve pjestarëve të këtij suksesi.
Pa dyshim edhe të Haxhiosmanoviç, Rakiqit, Borshit e Danit në pankinë dhe mbi të gjitha të presidentit Myftar Çela.
Me videon e mëposhtme, “Shkodra Sport” risjell para jush emocionet e veçanta të asaj dite që ka mbetur gjatë në kujtesën e të gjithë shkodranëve ende edhe sot pas 16 vitësh.
Një video që të jep ndjesi të veçanta teksa vjen nën komentin e gazetarit të njohur sportiv Gasper Marku dhe natyrisht që edhe për shumë vite të tjera do të jenë pranë jush për t’u treguar mënyrën e veçantë si festojnë dhe gëzojnë shkodranët.
© shkodrasport.com