FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMurataj: Ndihem mirë! Do të vrapoj më shumë…

Murataj: Ndihem mirë! Do të vrapoj më shumë…

Futbollisti i Vllaznisë, Edon Murataj, u zgjodh lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Elbasanit, ku sulmuesi gjeti edhe rrugën e rrjetës. Në prononcimin e dhënë për “Super Gol”, ai u shpreh:

“Kemi pasur përgatitje të mirë fizikisht. Shumë lojtarë janë gati fizikisht dhe janë në rritje.

Unë fizikisht ndihem mirë, do bëjë çmos të ndihmoj ekipin. E rëndësishme është të fitojmë. Sot, emocionet janë lartë, por s’kemi çfarë bëjmë.

Nuk ishte shumë e vështirë, unë jam mësuar të luaj në mesfushë. Vjet kam luajtur me Balajn lartë. Duhet të ndihmoj ekipin edhe në mesfushë edhe në sulm. Kudo që më fut trajneri duhet të bëj çmos të ndihmoj ekipin. Unë do vrapoj më shumë, do bëj më shumë metra”, deklaroi Edon Murataj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments