Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, nuk mendon se ekipi i tij ishte me fat ndaj Vllaznisë, pasi skuadra kishte dominuar.
“Ndoshta mund të them me fat nëse shoh 5 minutat e fundit, por nëse mund të bëjmë analizë nga minuta e parë e deri në fund, nuk jam dakord.
Tani është e vështirë ta them, por kam besim se do rrimë përsëri larg, e sigurt. Nëse do të bëjmë një analizë nga fillimi në fund, ne ishim skuadra më e mirë e dominuese, pro problemi ishte që nuk shënuam raste të pastra. Kur e them këtë ishte Hebaj e Nikaj në pjesën e parë, Lulaj e Diallo në të dytën, nuk është pak ndaj një ekipi me cilësinë e Vllaznisë. Edhe ata kishin një traversë me Balajn e pastaj goli ishte shumë naiv. Ne ishim pak të butë si skuadër, por duhet të jemi pozitivisht “të ndyrë” brenda rregullave.
Edhe në pjesn e parë, edhe në të dytën ishim mirë. Vllaznia ishte më mirë në pjesën e parë në tranzicion pozitiv, ata rrezikuan dhe goli i parë erdhi nga pozicionimi i tyre. Ata ishin mbrapa me 10 lojtarë, ne kishim raste me Hebajn e Nikajn, nuk mund të bësh shumë raste. Ata na kapën me kundërsulme. Ne ishim edhe ne pak të mërzitur, por nuk jemi të dorëzuar, Hebaj shënoi gol të bukur, me një krosim poshtë e të fortë e barazuam. Ndoshta mund të fitonim se ishin rastet më shumë, në 5 minutat e fundit ishim pak naivë. Nuk kemi folur tamam dhe humbëm ekuilibër, por edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, luanim topin me ritëm, ndërrim krahu. Pasi i fundit, goli në ato rastet… Por mund të them që do punojmë dhe e rregullojmë. Edhe një pikë në një ndeshje si derbi nuk është keq, por sot jam më i mërzitur se me Laçin.
Jemi nevojë të punojë në tranzicionin negativ, edhe goli i parë, edhe i dyti ishte në tranzicion. Ndoshta jam më shumë i mërzitur nga goli i dytë se ne kishim topin në këmbë dhe nuk e menaxhojmë mirë pasimin me njëri-tjetrin. Goli i parë ishte me meritë, një cilësi dhe aksion i shpejtë nga Vllaznia, por nga tranzicioni nuk ishim mirë sot dhe do punojmë në këtë javë”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.


