Nedim Bajrami ka shënuar golin e parë me fanellën e Rangers.
Mesfushori i Kombëtares e nisi titullar sfidën përballë Malmo në transfertë, e vlefshme për raundin e parë të fazës së ligës në Europa League.
Ashtu si në Europian, Bajramit iu deshën më pak se 1 minutë, saktësisht 54 sekonda, për të dërguar topin në rrjetë falë një gabimi të mbrojtjes vendase duke zhbllokuar rezultatin.
Bajrami e bën kështu ‘sefte’ me skuadrën e re, ndërsa dhuroi edhe një asist në ndeshjen e fundjavës së kaluar në kampionat.