Nga Maringlen ZHIVANI

Portieri Kristi Qarri e mbylli vitin i dëmtuar. Dëmtimi i tij rezultoi në një shkallë më të lartë se sa pritej, teksa bëhej fjalë për një tërheqje muskulare. Megjithatë, tashmë duket se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur për Kristi Qarrin dhe ai është drejt rikuperimit.

Mjekët bëjnë të ditur për “Shkodra Sport” se ai mund të kthehet në fillim të seancave stërvitore të qershorit, nëse gjërat shkojnë mirë në rikuperimin e tij. Gjatë sezonit, Vllaznia aktivizoi dy portierë, ku përveç Qarrit ka luajtur edhe Jukaj.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, shkodranët kanë patur një nga prapavijat më të dobëta të kampionatit, me nga 39-gola të pësuar në 36-ndeshje. Tashmë, me rikthimin e Kristi Qarrit, por edhe me portierin tjetër Aron Jukaj, porta kuqeblu duket më e sigurt.