Te Vllaznia duket se tanimë ka një çështje. Ajo ka të bëjë me mesfushorin e ekipit tonë U-21, Rejan Alivoda.alivodaAi ka qenë një prej lojtarëve që ka spikatur në sezonin e ardhshëm, mirëpo në këtë fillim të punës për sezonin e ri duket se nuk është në planet e teknikut Brdariç, si një prej titullarëve të ekipit.

Kjo mesa duket nuk ka bëjë me gjendjen e lojtarit, por me konkurrencën e shtuar që tanimë ka në skuadër për një vend në formacionin e parë, e kjo sidomos kur flitet për mesfushën. Krymi, Deliu, Karimanoviç e Qato tani duket se kanë gjithë pëlqimin e drejtuesve për qenë si titullarë e kjo lë disi në hije një nga lojtarët e një sezoni më parë që mbarti mbi vete pjesën dërrmuese të takimeve.

Mesfushori Rejan Alivoda duket se në këtë periudhë është lënë në hije pavarësisht se shihet si një nga lojtarët që i ka dhënë tonin ekipit për afro dy sezone. Për 21-vjeçarin u përfol një largim i mundshëm nga Vllaznia, por sipas “Panorama Sport” negociatat me klubin çek, Slavia Pragë, nuk shkuan siç duhej. Ama mesa shihet me këto hapësira që mund të ketë ky lojtar te kuqeblutë do ta ketë shumë të vështirë për qenë një prej lojtarëve që do të preferohet nga tekniku Brdariç për formacionin e parë.

Nëse drejtuesit po flasin për të forcuar sërish ekipin e tyre mesa duket kjo nuk mund të flitet për mesfushën, ku përveç emrave të rinj janë plot 5 lojtarë që do të luftojnë për 3 vende, çfarë e bën sa komode, po aq edhe të vështirë punën e teknikut Brdariç për të bërë përzgjedhjet e duhura.