Ditmar Bicaj nga drejtimi i skuadres se Burrelit ne kategorine e pare sezonin e kaluar, mund te perfundoje tek nje skuader e Superliges se Kosoves, por ndoshta edhe e Shqiperise sepse per momentin eshte ne fazen e bisedimeve dhe po studion me qetesi projektet e tyre, te cilat kane te bejne shume me vazhdimesine.

Duke folur per “Ora Sport”, ish- futbollisti i njohur ka zbuluar diçka me shume rreth te ardhmes se tij, por pa dhene emra konkrete te skuadrave qe kane shfaqur interes per ta ulur ne pankinat e tyre.

“Momentalisht kam mbyllur nje sezon jashtezakonisht pozitiv me ekipin e Burrelit. Kemi bere nje sezon fantastik do te thoja dhe tani planet e mia jane qe te shkoj sa me lart. Synimi padyshim qe eshte Superliga, ndoshta ajo e Kosoves ose e Shqiperise. Momentalisht me duhet ta them se kam dy oferta shume te mira.

Njera eshte nga Kosova dhe tjetra ketu dhe jam aktualisht ne fazen e bisedimeve. Duhen pare shume gjera, mbi te gjitha projekti qe ato kane. Nese nje skuader ka nje projekt serioz, une sigurisht qe jam i gatshem t’i bashkohem dhe te jam me te miren time. Me pelqejne projektet serioze, me pelqejne njerezit serioze