Kampioni i Botës me Argjentinën, portieri Emiliano Martinez nuk arriti t’i mbajë lotët në ‘Villa Park’ pas fitores 2-0 të Aston Vilas ndaj Totenhemit, duke bërë mediat që ta cilësojnë si një lamtumirë nga klubi anglez.
Martinez ka një ofertë të madhe nga një klub i Arabisë Saudite dhe gjithashtu dy oferta nga klube të mëdha europiane. Ai ka të ngjarë ta refuzojë ofertën e Arabisë Saudite për arsye sportive dhe gjithashtu sepse dëshiron të qëndrojë pranë skuadrës argjentinase për Kupën e Botës 2026.
“Dibu” Martinez ka bërë 211 paraqitje për Aston Vilan në karrierën e tij, duke mbajtur portën e paprekur në 69 ndeshje gjatë tetë viteve te klubi anglez.