Dueli i sotëm mes Çekisë dhe Shqipërisë në Pragë është shumë vendimtar për fatin e dy skuadrave që kërkojnë të bëjnë përpara drejt Ligës A në Ligën e Kombeve.

Si vendasit, ashtu edhe kuqezinjtë, kanë nga tre pikë pas dy ndeshjeve të para në shtator dhe tani kërkojnë të përmirësojnë bilancin e tyre. Por si e parashikojnë ekspertët e statistikave këtë ndeshjes kyç?

Specialistët e OPTA me superkompjuterin e tyre, kanë bërë simulimin mijëra herë të ndeshjes në fjalë dhe në 48% të rasteve, fitorja i shkon skuadrës vendase.

Si barazimi, ashtu edhe fitorja e Shqipërisë, parashikohet me të njëjtën kuotë suksesi, në 26% sipas superkompjuterit të ekspertëve të statistikave.