Fitorja e se shtunes ndaj ekipit te Studentit ka treguar se Vllaznia ne basketboll per femra po ben nje kampionat te mire deri me tani. Dhe nisur nga paraqitjet e mira ne kete ndeshje, dy basketbolliste te ekipit shkodran jane zgjedhur ne formacionin me te mire te javes se peste te kampionatit.

Behet fjale per Ingrid Dashjen qe eshte renditur e katerta dhe Bernada Rreshpjen qe eshte renditur e pesta. Dashja ne kete ndeshje ka shenuar 8 pike, ka bere 10 rebounde dhe po ashtu ka dhene edhe 10 asiste dhe si rrjedhoje ne perfundim ka marre vleresimin 32 ne indeks.

Nga ana tjeter, Rreshpja ka patur indeksin 31, fale 19 pikeve te shenuara ne takimin ndaj Studentit, 11 reboundeve dhe 7 asisteve. Nderkohe lojtarja me e mire e kesaj jave (MVP) eshte vleresuar ajo e Teutes Yaniaya Jones e cila e ka patur indeksin e vleresimit 37.

Dy te tjerat kane qene Morina Bojka e Tiranes me indeksin e vleresimit 37 si dhe lojtarja tjeter e ekipit bardheblu Desire Ramos me indeksin 34. Ne kete menre mbyllet nje tjeter jave e suksesshme per basketbollistet e Vllaznise, dy prej te cilave jane serish ne formacionin me te mire te javes./www.shkodrasport.com/