Vllaznia do te luaje neser ne ora 20:30 ndeshjen e kthimit ndaj islandezeve te Valur. Sfida e nje jave me pare ne Reykjavik siç eshte bere e ditur, u mbyll ne shifrat e barabarta 2-2, rezultat ky qe le te hapur gjithçka per 90 minuteshin e neserme.

Por nderkohe skuadra shkodrane do te kete tre mungesa ne kete perballje. Sulmuesin Ildi Gruda i cili eshte ende ne fazen e rikuperimit pas demtimit qe ka kaluar, mesfushorin Ardit Deliu qe u ndeshkua me karton te kuq ne Islande si dhe mbrojtesin Melos Bajrami qe ka nje shqetesim muskular.

Keto mungesa (dy te fundit kryesisht), e bejne te detyrueshme nderhyrjen ne formacion, por duket se Brdariç nuk ka shume dilema per te bere ndryshimet e duhura tek 11-shja qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Keshtu, ne vend te Bajramit, ne krahun e majte te mbrojtjes do te luaje braziliani Andrey Yago, ndersa ne vend te Deliut do te kete nje zevendesim “koke me koke” me Alivoden. Pjesa tjeter e futbollisteve pritet te jete ajo qe luajti ne ndeshjen e pare. Objektivi i Vllaznise sigurisht qe eshte shume i qarte: Fitorja dhe kualifikimi ne turin e dyte te “UEFA Conference League”./www.shkodrasport.com/