Partizani me siguri do të jetë skuadra që në merkaton e janarit do të arrijë të grumbullojë shuma të mëdha parash nga shitja e lojtarëve që ka në organikë. Kjo pasi për disa prej tyre ka oferta të rëndësishme nga ekipe jashtë Shqipërie.

Këhtu nga Ukraina vjen një tjetër ofertë e madhe për një nga lojtarët e kryeqytetasve. Dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për Andi Hadrojn, por për Arinaldo Rrapajn.

Vlonjati sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se kërkohet nga Kolos Kovalivka. Këto të fundit thuhet se kanë vendosur në tavolinën e të kuqve shumën prej 600 mijë eurosh. Kjo pasi fillimisht kanë propozuar shumën 500 mijë euro, e cila është refuzuar nga drejtuesit e partizanit.

Oferta prej 600 mijë eurosh duket se ka bindur Gaz Demit dhe tashmë shitja e 23-vjeçarit duket çështje ditësh. Me shumë gjasa do të kontretizohet gjithçka pas derbit me Tiranë, duel që do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00. Gjithashtu mësohet se kryeqytetasit kanë mbajtur edhe një pjesë të kartonit të lojtarit në rast rishitje nga skuadra ukrainase.