Harry Maguire ka një mundësi konkrete që të transferohet në Superligën turke. Qendërmbrojtësi anglez nuk e ka të sigurt qëndrimin në te Manchester United dhe po mendon largimin për në verën e ardhshme.
Është pikërisht ekipi i Galatasaray që ka shprehur interesim për shërbimet e Maguire.
Kampionët në fuqi të Superligës turke, janë të gatshëm që të plotësojnë kërkesat ekonomike të mbrojtësit anglez, vetëm e vetëm për ta afruar në ekip.
Gjiganti turk po has vështirësi në repartin e mbrojtjes dhe Maguire shihet nga drejtuesit si përforcimi ideal. Kujtojmë se kontrata e futbollistit me “Djajtë e Kuq” përfundon në qershor të vitit 2025 dhe do të jetë lojtar i lirë në treg.