Një lajm i bujshëm ka ardhur nga mediat spanjolle, me Zherard Piken që pritet të transferohet te Atletiko e Madridit në janar.

Barcelona e ka nxjerrë në shitje mbrojtësin spanjoll dhe kërkon që ta largojë që në merkaton e ardhshme dhe për këtë arsye Diego Simeone është gati për të bërë lëvizjen e radhës.

Dhe Pike do të ishte i lumtur për një transferim te gjiganti spanjoll ku do të kishte mundësi për të konkurruar për trofe dhe do të kishte minuta në këmbë.