Shqipëria humbi mundësinë për t’ia lehtësuar punën vetes për kualifikimin në Europian nëpërmjet Ligë së Kombeve. Mbi të gjitha, nëse kuqezinjtë do të mbanin vendin e parë, atëherë do të shkonin për herë të parë në histori në vazon e dytë në kualifikuese.

Por zyrtarisht Shqipëria do të jetë në vazon e tretë, që gjithsesi është rezultat fantastik për ne nisur nga e kaluara. E gjitha kjo pasi UEFA po i ndan vazot tani në bazë të Ligës së Kombeve dhe jo renditjes së përgjithshme.

Çudia në këtë rast është fakti se vazo e parë mund të konsiderohet në të njëjtin nivel me vazon e dytë, në mos më pak e fortë. Kjo pasi në vazon e parë gjenden këto Kombëtare: “Belgjika, Danimarka, Hungaria, Polonia”. Kësaj liste do t’i bashkohet humbësi i ndeshjes Portugali-Spanjë dhe fituesi i çiftit Çeki-Zvicër.

Ndërkohë vazo e dytë, që duhej të ishte më pak në cilësi, në fakt ka pesha më të rënda. Austri, Angli, France, Uells, Bosnje Hercegovin, Izrael dhe Uells ndodhen në vazon e dytë. Kësaj liste do t’i bashkohet edhe fituesi i takimit Serbi-Norvegji.

Sigurisht që kjo është një renditje provizore me Kombëtaret që e kanë të ndarë deri tani se ku do të shkojnë për kualifikueset e Europianit, por ajo që është më e sigurt, është fakti se Shqipëria nuk mund të luajë me të njëjtët rivalë që gjendet në vazon e tretë si: “Armeni, Islandë, Rumani, Suedi, Slloveni, Irland, Mali i Zi”.