Kishte deklaruar se nuk e kishte nder mend te jepte doreheqjen, por gjerat kane marre rrjedhe tjeter pas rezultateve te fundit. Gugash Magani nuk e ka kapërdirë humbjen e thellë 4-0 ndaj Egnatias ku ekipi i Tiranës u shpërbë plotësisht në pjesën e dytë.

Sipas mediave behet e ditur se tekniku peqinas ka paraqitur dorëheqjen e tij në fund të ndeshjes, teksa ka komunikuar me drejtuesit e klubit bardheblu.

Trajneri u ka komunikuar drejtuesve pas ndeshjes se në një situatë të tillë, nuk mund të drejtonte skuadrën pasi e shihte të pamundur të jepte një impuls për skuadrën e cila është e përfshirë në luftën për mbijetesë.

Tani është në dorën e presidentit Refik Halili të pranojë këtë dorëheqje të trajnerit dhe të mbyllë kontratën me mirëkuptim, apo të insistojë për të mbajtur Maganin në pankinë në këtë moment ku një tjetër largim trajneri, mund t’i jepte ekipit të tij goditjen fatale në luftën për mbijetesë.