Ivan Gvozdenovic do të vazhdojë të qëndrojë te Elbasani. Klubi vetëm pak minuta më parë ka bërë të ditur se trajneri serb do të vazhdojë projektin e tij në krye të verdhebluve.

Presidenti Kujtim Llupa dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç pas firmës së hedhur janë parë mjaft të kënaqur dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi mes tyre do të zgjasë minimalisht edhe 1 sezon tjetër.

Vlen të theksohet se timonieri serb e mori drejtimin e Elbasanit nga mesi i kampionatit, ndërsa luftoi deri në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në “Final – Four”.

Pas mbylljes së kampionatit, Elbasani u rendit në vendin e 5-të me 50 pikë, 3 më pak se Partizani ndaj të cilit humbi në ndeshjen e fundit të Superiores. Pavarëisht kësaj, drejtuesit janë bindur nga Gvozdenovic dhe i kanë besuar sërish skuadrën për sezonin e ri.

PROJEKTI VAZHDON…

Ivan Gvozdenovic, “timonier” i verdhebluve në sezonin e ardhshëm. FORCA ELBASAN”, shkruhet në postimin e Elbasanit.