Për Selami Danin, veteranin e nderuar të futbollit shkodran, i cili krahas Vllaznisë, gjatë karrierës së tij shumë të pasur sportive, ka kontribuar edhe për ekipet e Partizanit dhe Dinamos, si edhe Kombëtaren e Shqipërisë, kuqeblutë do ta fitojnë Kupën e Shqipërisë. Në intervistën e tij, ai foli edhe për Kupën e fituar nga Vllaznia në vitin 1965, pikerisht me ate fitore 1-0 ndaj Skenderbeut, fale golit te shenuar prej vete atij.

Dani u shpreh se kanë qenë të shumta emocione, pasi nuk ishin mësuar me gjëra të tillë, ndërsa theksoi se për të ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme për të luajtur për Vllazninë. Lexoni intervistën e tij të mëposhtme.

“Shumë emocione kam pasur në trofeun tim të parë me Vllazninë. Ishte trofeu i parë që vinte në Shkodër dhe nuk ishim mësuar me ndodhi të tilla. Prapë se prapë, ishte një kënaqësi e madhe, megjithëse unë nuk e kam shijuar, sepse kam qenë i grumbulluar me Dinamon në Turqi dhe nuk di gjë hiç çfarë është bërë. Kupa ka ardhur në Shkodër, unë kam mbetur në Tiranë.

Atë punë kisha unë të shënoja gola, sepse nuk mund të vinte Zmijani prej mbrojtjes për të bërë gol. Sulmuesi është i ngarkuar me këtë detyrë.

Për mua, ka qenë kënaqësi e jashtëzakonshme për të luajtur për Vllazninë. Jo vetëm për të luajtur, por ne na kanë kapur për këmbësh dhe nuk na lëshon topi gjithë jetën. Shumë kënaqësi, shumë kënaqësi.

Them se Vllaznia do ta fitojë Kupën e 8-të. Tani, topi është i rrumbullakët dhe nuk mund të them diçka të saktë.

Vllaznia për mua, ka qenë shtëpia ime. Siç e thashë edhe parë, na ka kapur për këmbësh futbolli dhe nuk na ka lëshuar. Pra, kam 70 e sa vjet që merrem me këtë punë”,-mbylli prononcimin e tij, ish-futbollisti i Vllaznisë, Selami Dani.
Maringlen ZHIVANI