Emocionet e pragndeshjes finale te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Laçit shtohen gjithnje e me shume dhe ne padyshim qe do te mundohem t’i sjellim gjithnje e me prane jush ato duke intervistuar shume protagoniste dhe jo vetem.

Gazeta “Shkodra Sport” perveç rubrikes “Flasin gazetaret”, ka menduar te hape edhe nje rubrike te re, ate “Flasin gazetaret”. Duke qene njerez te medias dhe me prane sportit, emra te njohur te kesaj fushe do te japin ne keto tre dite mendimet e tyre ne lidhje me kete takim shume te rendesishem.

E vijojme kete rubrike me radiokronistin Edmond Dibra i cili ka pranuar me kenaqesi te flase “Shkodra Sport”, teksa eshte shprehur ne kete menyre per finalen e sotme:

“Kjo eshte nje finale e cila pritet me shume emocione nga mbare tifozeria, sepse perveç objektivit, luhet dhe ndjenja e krenaria si Shkoder perballe klaneve, e cila u pa haptazi javen e fundit te Kampionatit. Normal qe besoj te fitorja ne finale. I kemi te gjitha kapacitetet dhe mundesite per ta fituar kete finale dhe per ta ngritur kete trofe.

Pika me e forte do jete skuadra ne kompleksin e saj, grupi dhe shpirti i sakrifices dhe perkrahja e fuqishme qe do jete ne tribunat e stadiumit nga tifozeria e zjarrte Shkodrane. Perkrahja pa diskutim do jete e fuqishme, ka organizim nga drejtuesat e skuadres duke vene autobuse pa limit per tifozerine mjete levizese ne drejtim te Tiranes, pa harruar kurrsesi grupin “Vllaznia Diaspor” qe ka pergatitur surpriza te kendshme me flamuj banderola etj, per ta bere sa me te ndezur atmosferen. Si shkodran, si dashamires, si dashni shpirtit dhe si parandjenje une them Vllaznia fiton 2-0.
Maringlen ZHIVANI