Gazeta “Shkodra Sport” ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë tifozëve shkodranë. Për të përçuar më tej emocionet e tyre, pritshmëritë dhe njëkohësisht edhe ankthin me të cilin i përjetojnë ndeshjet e Vllaznisë.

Në këtë kuadër, gazeta juaj ka kontaktuar sërish me disa prej tyre, për të folur me ta rreth ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi, mënyrës si po e presin atë dhe njëkohësisht edhe duke i marrë një parashikim për rezultatin përfundimtar të saj.

Njëri nga këto tifozë është edhe Sherif Fregjaj ose siç njihet nga te gjithe Sheri Snaiperi, i cili ka pranuar me kënaqësi të flasë për “Shkodra Sport” për sfidën e së martës. Më poshtë mund të lexoni edhe përgjigjet e pyetjeve që ai ka dhënë për gazetarin Maringlen Zhivani:

– Sheri, si po e prisni kete finale?

Duke pase parasysh se ne fazen e pare e nisem bukur ndaj kesaj skuadre, deshiroj ta mbyllim me fitore siç e nisem edhe fillimin e kampioatit.

– Beson tek fitorja e Vllaznise?

Po, besoj sepse kjo ndeshje eshte vendimtare per kalimin dhe kualifikimin ne Kupat e Europes per ekipin tone te zemres, Vllaznine.

– Kush do jete pika me e forte e saj?

Pika me e forte? Besoj se ne duhet te luajme per gol te shpejte qysh ne minutat e para te pjeses se pare per te shkuar ne dhomat e zhveshjes te qete pse jo ta mbyllim me nje dygolesh.


– Presim shume tifoze sot ne shkallet e “Air Albania”?

Mesa kam djeni, “VLLAZNIT ULTRAS” apo siç une i quaj “mbreterit e tribunave”, po bejne organizim. Besoj se do jete nje spektakel, gje qe e kane shfaq edhe pergjate kampionatit apo siç bene ne ndeshjen me kampionet e Dukes. Ato po bejne me te miren per kete ndeshje dhe gjej rastin t’i pergezoj ato djem sepse ato jane zemra e Vllaznise. E mbeshtesin pa asnnje kosto financiare, ☼do gje me mundin dhe shpenzimet e tyre ku i bej thirrje gjithe tifozave shkodrane te bashkohen me to te sektori ultras per ata qe do jene te pranishem ne “Air Albania”.


– Se fundi, nje parashikim i juaj per kete ndeshje…

Besoj te 2-0. Do zoti shenon Kkrymi pasi dihet qe pas kesaj ndeshje do largohet ne nje ekip jashte vendit dhe Mehdi Çoba goli tjeter. Dua qe tek kjo ndeshje golat per Vllaznine te kene “vule shkodranesh”.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI