Emocionet e pragndeshjes finale te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Laçit shtohen gjithnje e me shume dhe ne padyshim qe do te mundohem t’i sjellim gjithnje e me prane jush ato duke intervistuar shume protagoniste dhe jo vetem.

Gazeta “Shkodra Sport” perveç rubrikes “Flasin gazetaret”, ka menduar te hape edhe nje rubrike te re, ate “Flasin gazetaret”. Duke qene njerez te medias dhe me prane sportit, emra te njohur te kesaj fushe do te japin ne keto tre dite mendimet e tyre ne lidhje me kete takim shume te rendesishem.

E vijojme kete rubrike me gazetaren e njohur kosovare, tifozen e zjarrte te Vllaznise, gjakovaren Qeqa Krelani e cila ka pranuar me kenaqesi te intervistohet nga “Shkodra Sport”, interviste qe mund ta lexoni me poshte:


– Qeqa, po e prisni me interes finalen e Kupes se Shqiperise Vllaznia- Laçi?

Fakti që luhet në “Air Albania” e bën shumë magnetike këtë finale. Aq më shumë që është hera e parë që këto dy skuadra përballen në një finale Kupe. Për Vllazninë është shansi i fundit për te siguruar nje bilete per Kupat e Europes. Dhe po nuk e fitoi do ta konsideroja sezon te dështuar per ta.

Laci ka treguar më shume konsistence pergjate ketij sezoni. Me Kupen është e familjarizuar sepse konsiderohet eksperte e kesaj gare. 3 finale, 2 te fituara. Eshte terren i njohur per ta. Por kjo nuk kundërshton cilësitë e Vllaznise, aq me shume qe është kampione ne fuqi e Kupës.


– Ju si tifoze e deklaruar e Vllaznise, besoni tek fitorja e saj sot?

Vllaznia ka me te freskët rrugën drejt ketij trofeu sepse ishte e fundit qe e fitoi Kupen. Ne pjesen me te madhe te sfidave ndaj Laçit ka treguar supremaci ndaj tyre. Pra ia ka marr doren ketij ekipi.

– Kush mendoni se do jete pika me forte e saj ne kete ndeshje finale?

Pashe që moren trajnerin Josa per vetem nje qellim: Fitoren e kupes. Dhe ne keto momente kërkohet magnitude e gjakftohtësise. Josa eshte trajner qe buzeqeshjen e ka me abonim. Prandaj edhe porten Vllaznia ta bej ashtu, mos t’i buzeqesh golave por te tregohet e tharte ne porte, t’i bej sulmuesit kundershtare te mendojne qe s’ke shanse te hysh pa trokitur ne dere. Pika me e forte eshte grupi. Jane shume natyral njeri me tjetrin.


– Do ndikojne tifozet tek ndeshja?

Patjeter qe po. Tifozët e Frankfurtit na dhane nje mesim te madh. Klubi i tyre kete sezon u rendit i 11-ti ne Budeslige. Pavaresisht renditjes super te keqe, tifozet ishin protagonistet kryesore dule iu dhënë infusion skuadres per te mposhtur nje Barcelone te frikshme ne mes te “Camp Nou”. Ishin tifozet qe frikësuan Barcelonen ne shtepi, me prezencën e tyre duke i dhene zemer skuadrës. Ishin tifozet qe i dhanë doren e forte per te fituar Europa Ligën. Skuadra duhet edhe kur eshte ne vendin e 11-te. Une e shoh qe kur vjen momenti per te folur rreth suksesit, paraqiten edhe stergjysherit per t’u prononcuar per te marr merita. Por kur skuadra eshte ne deshtime, askush nuk merr përgjegjësinë, te gjithe zhduken, nuk i gjejmë autorin, s’ka as nene as babe. Mbesin jetim. E per sukses te gjithë vijne vullnetare. Prandaj tifozët jane te domosdoshëm si ne te mire ashtu dhe ne te keq. Jo veç ne finale.

– E fundit, nje parashikim i juaji per kete ndeshje…

Mendoj se Vllaznia e meriton me shume kete fitore sepse ka nje ekip me lojetare luftarake, me karakter dhe plot pasion per fanellen. Vllaznia eshte flamurtari i Superiores. Eshte ekip i sakrifices dhe e ndjej te fituar Kupen nga Vllaznia. Gjithsesi per Laçin kam nje respekt te madh sepse nxjerre futbollist te medhenj.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI