Vllaznia- Tirana eshte ndeshja ku i ka te perqendruar syte i gjithe ambjenti futbolldashes ne vendin tone. Sfida qe nis ne oren 20:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” pritet me interes edhe nga te dy skuadrat sepse mund te jete nje 90 minutesh i rendesishem per te ardhmen e tyre.

Nderkohe jane mesuar tashme edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete takim. Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar kete perballje fierakut Kreshnik Cjapi.

Ai do te kete ndihmen e asistenteve Marjos Qose nga Lushnja dhe Endri Mehmetaj nga Ballshi ndersa arbiter i katert do te jete lushnjari Laver Alla. Ne sistemin VAR do te jete arbitri i kolegjiumit te Patosit Olsid Ferataj ndersa ne AVAR laçiani Klodian Prenga./www.shkodrasport.com/