Partizani dhe Vllaznia do të luajnë sot në orën 20:00 te stadiumi “Arena e Demave”. Ky takim konsiderohet dhe supersfida e javës së parë në Superiore, që nisi dje edicionin e 86-të të saj.

Për këtë FSHF e ka vlerësuar maksimalisht rëndësinë e saj. Sipas newsport.al arbitër kryesor është vendosur Enea Jorgji. Asistentët e tij do jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florjan Lata mban statusin e arbitrit të katërt.

Në VAR është vendosur Emanuela Rusta, që do ketë ndihmën e Erjon Bylykbashit. Tashmë mbetet vetëm të shijohet spektakli që dinë të dhurojnë të dyja klubet në përballjet mes tyre.

Ne pragndeshje te dy trajneret, Abilaliajt dhe Brdariç jane shprehur se skuadrat e tyre do te tentojne fitoren dhe kjo tashme duhet pare ne fushen e lojes.