Promovimi i mire qe i ka bere sezonin e kaluar futbollisteve te rinj, e ka vendosur ekipin e Skenderbeut ne objektivin e merkatos. Shume ekipe te huaja kane hedhur syte drejt lojtareve te kesaj skuadre dhe duan t’i bejne pjese te tyre.

Oferta e rradhes duket se ka ardhur per sulmuesin shkodran Ardit Nikaj. Sipas faqes “futbolli ne shqiperi”, eshte ekipi qipriot AEK Larnaca qe ka shfaqur interes per kete futbollist. Ata kane kontaktuar ekipin korçar për shërbimet e sulmuesit shkodran ,për të cilin në tavolinë ka dhe ofertë zyrtare.

22-vjeçari mbylli një sezon të suksesshëm me Skënderbeun duke numëruar 2.404′ minuta në total,36 ndeshje të luajtura,shtatë gola dhe dy asistime. Aek Larnaca është një ndër ekipet më në formë vitet e fundit në shtetin qipriot, pasi sezonin e kaluar e mbyllin në vendin e tretë.

Ende nuk dihet shuma e dërguar por vlera e kartonit të Nikaj sipas “Transfermarkt” është 250 mijë euro edhe pse lojtari është ende në medyshje për këtë lëvizje pasi po shqyrton të tjera mundësi.