Te gjitha skuadrat, perfshi ketu edhe ato te kategorise se dyte i kane filluar ose se paku i kane bere planet se kur do te nisin pergatitjet per sezonin e ri te futbollit shqiptar. Por disi me ndryshe eshte situata tek KF Murlani.
Ky ekip edhe ne sezonin e ri do te marre pjese ne kampionatin e kategorise se dyte, por deri me sot nuk ka asnje informacion ne lidhje me te se kur do te zbresin ne fushen e stervitjes per te nisur pergatitjet per kampionatin e ardhshem.
Burime prane kesaj skuadre bejne te ditur per gazeten “Shkodra Sport” se presidenca e klubit ende nuk ka marre nje vendim per ate se çfare do te ndodhe me Murlanin, ende nuk ka asnje informacion nese do te vazhdoje te jete serish i njejti staf teknik apo jo dhe cilet do te jene lojtaret qe do ta perfaqesojne kete skuader.
Me siguri qe ne ditet ne vazhdim do te mesohet me shume ne lidhje me keto detaje, por pikesepari ajo çfare konstatohet eshte njefare vonese ne hartimin e planeve per sezonin e ri. Kujtojme qe Murlani edhe sezonin e kaluar kaloi jo pak veshtiresi dhe vetem ne javet e fundit arriti te siguronte qendrimin ne kategorine e dyte.
Tifozet e kesaj skuadre presin kuptohet nje skuader me te forte ne sezonin e ri, megjithate deri me tani nuk ka asnjelloj informacioni se çfare Murlani do te shohim ne fushen e lojes./www.shkodrasport.com/