Vllaznia vijon te pergatitet per startin e kampionatit te ri dhe ne kuadrin e ketyre pergatitjeve sot do te zhvilloje ndeshjen miqesore te rradhes. Kete here ajo do te ndeshet me skuadren e Superiores- Teuten e Durresit.

Kjo e fundit i ka dhene fund stervitjes dyjavore ne Puke dhe gjate kthimit per ne qytetin e saj ka menduar te realizoje edhe kete miqesore, per te testuar edhe njehere gjendjen e skuadres vetem dy jave para nisjes se sezonit te ri.

Ndeshja ne mes ketyre dy skuadrave eshte planifikuar te startoje ne oren 18:00 dhe te dy stafet teknike pritet te shohin me interes gjendjen e futbollisteve te tyre. Brdariç dhe Martini mendohet t’u japin hapesire te gjithe lojtareve qe kane ne dispozicion.

Per Vllaznine kjo eshte miqesorja e dyte pas ndeshjeve europiane. Te paren e luajti javen e kaluar ndaj Burrelit te cilen e fitoi me rezultatin e ngushte 1-0, me golin e vetem te shenuar nga mesfushori Qato nga nje goditje denimi./www.shkodrasport.com/